Kosova

Zemaj për ministrin e Shëndetësisë: Mashtrues ordinier


Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe ministri aktual i shëndetësisë, Arben Vitia

Ndërprerja e kontratave të infermierëve që ishin angazhuar gjatë pandemisë COVID-19, ka nxitur replika në mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ish ministrit të këtij dikasteri, Armend Zemaj.

Gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Vitia ka deklaruar se kontratat për infermierët ishin lidhur kur ka pasur nevojë nëpër institucione shëndetësore, dhe nëse Zemaj ka premtuar se do të vazhdojnë kontratat, atëherë ata janë mashtruar.

“E kam për obligim t’ua sqarojë për problemin e infermierëve, të cilët nga projekti i Bankës Botërore kanë lidhur kontratat në një kohë kur ka pasur nevojë të jashtëzakonshme për ta në institucionet tona shëndetësore për shkak të numrit të madh të pacientëve. Këto kontrata kanë qenë me një afat të caktuar, nëse ish ministri u ka premtuar që mund tu vazhdohet ky afat atëherë ata janë mashtruar”, ka thënë Vitia.

Pas kësaj, i menjëhershëm ishte reagimi i ish ministrit Zemajt, i cili fjalimin e Vitisë, e quan “fjalor tipik mashtrues ordinier”.

“Angazhimi i stafit mjekësor dhe operacional është bërë në bazë të ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë dhe ky angazhim nënkupton për nevoja urgjente. Ne nuk e kemi mashtruar askënd siç po bëni ju. Nuk e di pse e këtë qasje ndoshta nga presioni dhe padituria ose nga nënvetëdija juaj që keni bërë diçka të pandershme duke iu shkëputur kontratën me një njoftim skandaloz dhe pa asnjë falenderim”, është shprehur Zemaj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore