Shqipëria

Yuri Kim: BERZH, 854 milionë euro në projekte aktuale


Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim, ka zhvilluar ditën e sotme një takim me drejtorin e ri të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Metteo Colangeli.

“SHBA-ja është aksionarja më e madhe e BERZH-it, e cila është themeluar më 15 prill 1991. Kjo, për të ndihmuar ish-vendet komuniste të rindërtohen.”.

Ambasadorja ka theksuar se në Shqipëri, BERZH-i ka investuar mbi 1.5 miliardë euro në tërësi. Këtu përfshihen edhe 854 milionë euro projekte aktuale.

Ndër të tjera, Kim shkruan në Twitter se “SHBA-ja mbështet fuqimisht përpjekjet për të përmirësuar qeverisjen dhe konkurrencën e biznesit”.

Forcimi i energjive alternative dhe integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor, janë gjithashtu në vëmendje të projekteve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore