Sport

Ylli rus i MMA-së, Pisarev, gjindet i vdekur në moshën 33-vjeçare pasi ‘hëngri shalqi të helmuar’


Luftëtari i MMA-së, Alexander Pisarev ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 33-vjeçare, me raportet që pretendojnë se vdekja e tij ishte rezultat i helmimit nga ushqimi pasi ai hëngri një shalqi të helmuar.

Pisarev, i cili pati pesë luftime profesionale të MMA dhe një rekord 3-2, vdiq papritur më 30 tetor, me një anëtar të paidentifikuar të ekipit të tij Tomahawk që i tha agjencisë ruse të lajmeve Tass: “Alexander Pisarev vdiq në gjumë dhe nuk kishte ndonjë sëmundje kronike. Sipas të dhënave paraprake vdekja ka ardhur si pasojë e helmimit nga ushqimi”.

Një numër i mediave, përfshirë Pravda, sugjeruan që Pisarev hëngri një shalqi së bashku me gruan e tij, e cila gjithashtu është shtruar në spital.

Tomahawk më vonë lëshoi ​​një deklaratë për vdekjen e Pisarev, e cila nuk renditi shkakun e vdekjes së tij.

Aty shkruhej: “Vëllai im, miku im, studenti im! Fjalët nuk mund të shprehin shkallën e humbjes. Alexander Pisarev është standardi i miqësisë, mirësjelljes dhe guximit të një personi rus”.

“Do të na mungosh!!! U prefsh në paqe vëllai ynë”. Vdekja e Pisarev u zbulua nga babai i tij, Igor Vladimirovich, i cili u kthye në apartamentin e djalit të tij në Moskë pasi shëtiste qenin e familjes për të zbuluar se ai nuk po merrte më frymë.

“Unë shikova në dhomë – Aleksandri dhe gruaja e tij ishin duke fjetur”, është raportuar të ketë thënë Vladimirovich nga gazeta ruse Pravda. “U afrova dhe më pas kuptova që djali im nuk merrte më frymë”.

“Ka pasur thyerje të gishtave pas përleshjeve të fundit, por kjo nuk është asgjë. Ne të gjithë hamë të njëjtin ushqim, jetojmë bashkë”.

Një hetim është hapur për rrethanat e vdekjes së tij, me Komitetin Hetues të Rajonit të Moskës në një deklaratë: “Në Balashikha u organizua një hetim për vdekjen e një atleti si pasojë e helmimit”.

Hetuesit, me pjesëmarrjen e specialistit të mjekësisë ligjore, po kryejnë këqyrje plotësuese të vendit të ngjarjes, duke konfiskuar sendet që kanë të bëjnë me hetimin dhe planifikojnë ekspertizën kimiko-ligjore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore