Sport

Ylli i Napolit është pranë rikthimit


Ylli i Napolit, Khvicha Kvaratskhelia, është një hap pranë rikthimit në fushat e gjelbëra.

Anësori gjeorgjian nuk ishte i përfshirë në dy ndeshjet e fundit me skuadrën e tij për shkak të ftohjes.

Megjithatë, siç raporton gazetari italian, Gianluca Di Marzio, Kvaratskhelia është gati të rikthehet, mirëpo nuk dihet nëse do të jetë i gatshëm për derbin ndaj Romës që do të zhvillohet këtë të diele në Serie A.

21-vjeçair ka qenë një nga zbulimet e këtij sezoni të Serisë A, duke bërë një ndikim të menjëhershëm në Campania pas lëvizjes së tij prej 10 milionë eurosh nga Dinamo Batumi në verë.

Këtë sezon, Kvaratskhelia ka shënuar nëntë gola dhe ka dhënë 12 asistime në 20 paraqitje në Serie A dhe Champions League, me stilin e tij elektrik që është simbol i punës së jashtëzakonshme të Napolit këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore