Përballje

Wizards përmbysin rezultatin kundër Miami-t, Lillard shkëlqen në fitoren e Blazers


Ndeshjet e së shtunës në NBA përfunduan me befasi dhe dramë.

Washington  Wizards – Miami Heat

Dueli mes Washington  Wizards dhe Miami Heat përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 103:100.

Pjesa e parë ishte e baraspeshuar dhe fituesi nuk dihej deri në posedimin e fundit.

Në çerekun e tretë, Miami fituan një epërsi prej më shumë se 20 pikësh, por Wizards arritën ta ngushtojnë atë epërsi deri në fund të periodës së tretë.

Në çerekun e katërt, Wizards shpërthyen, të cilët morën forcat për të fituar ndeshjen në fund.

Në sekondat e fundit të ndeshjes, Jimmy Butler kishte mundësinë të barazonte rezultatin me një trepikësh, por gjuajtja e tij nuk rezultoi me pikë.

Më të mirët në anët e Wizards ishin Bradley Beal me 21 pikë e 9 asistime, Spencer Dinwiddie me 16 pikë dhe Kentavious Caldwerll-Pope po ashtu me 16.

Ndërsa te Heat, më të dalluarit ishin Jimmy Butler me 29 pikë dhe Bam Adebayo me 15.

Portland Trail Blazers – Philadelphia 76ers

Dueli mes Portland Trail Blazers dhe Philadelphia 76ers përfundoi me fitoren e të parëve me rezultat 118:111.

Blazers ishin ekipi më i mirë, por ata nuk ishin dominant ndaj 76ers.

76ers kishin disa mundësi për të afruar rezultatin në minutat e fundit, por gjuajtjet e Damian Lillard nuk e lejonin këtë.

Lillard, i cili u kthye nga lëndimi, luajti një rol të madh në fitoren e Portland.

Tyrese Maxey pati një performancë shumë të mirë në çerekun e katërt, por performanca e tij nuk mjaftoi për të fituar ndeshjen.

Më të dalluarit te Blazers ishin Damian Lillard me 39 pikë e 7 asistime dhe CJ McCollum me 18 pikë.

Ndërsa te 76ers, më të mirët ishin Tyrese Maxey dhe Tobias Harris me 28 pikë secili.

Utah Jazz – Sacramento Kings

Ndeshja mes Sacramento Kings dhe Utah Jazz përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 105:123.

Tre çerekët e parë ishin të baraspeshuar, por gjithçka ndryshoi në periodën e katërt, ku Jazz shënuan 14 pikë më shumë se Kings.

Te Utah Jazz, gjashtë lojtarë kishin pikë dyshifrore, ndërsa te Kings pesë lojtarë përfunduan ndeshjen me pikë dyshifrore.

Jazz janë një nga ekipet më në formë momentalisht, të cilët kanë arritur fitoren e tyre të 11 në këtë sezon.

Më të dalluarit te Jazz ishin Donovan Mitchell me 26 pikë dhe Rudy Gobert me 21 pikë e 14 kërcime.

Ndërsa te Kings, më të mirët ishin Richaun Holmes me 22 pikë, Harrison Barnes me 18 pikë dhe Tyrese Haliburton me 17.

Ndërsa ndeshjet e tjera në NBA përfunduan kështu:

New York Knicks – Houston Rockets 106:99

Indiana Pacers – New Orleans Pelicans 111:94

Atlanta Hawks – Charlotte Hornets 115:105

Boston Celtics – Oklahoma City Thunder 111:105

Milwaukee Bucks – Orlando Magic 117:108

Minnesota Timberwolves – Memphis Grizzlies 138:95

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore