Përballje

Wilder – Fury anulon duelin Joshua – Fury


Kampioni i titulli WBC për peshat e rënda, Tyson Fury ka nënshkruar kontratën për t’u ndëshur me Deontay Wilder më 24 gusht.

32-vjeçari ishte shumë afër finalizimin të detajeve për të zyrtarizuar përballjen kundër Anthony Joshua.

Por lufta tërësisht britaneze u “anulua” pasi ekipi e Deontay Wilder fitoi qështjen në gjyqin arbitrar që i jep të drejtën atij për një duel të tretë me Fury-n.

Fury ishte në Las Vegas të shtunën ku edhe nënshkruajti kontratën për duelin.

“Do ta bëj copash, seriozisht”, tha Fury, “do t’i lëndojë përsëri krahun, këmbën, bicepsin”.

“Vetëm një raund, dhe ti je i mbaruar”, vazhdoi britaniku, “kam gjithçka tënden, unë të zotërojë ty”.

Marrëveshja erdhi vetëm shtatë ditë pasi në rrjetet sociale ai tha që do të ndeshet me Joshua-n në Gusht.

Por, vetëm 24 orë pasi u dha drita jeshile për ndeshjen Fury – Joshua, suksesi në arbitrazh i skuadrës së wilder ndryshoi çdo plan.

35-vjeçari refuzoi që të pranoj para për t’u tërhequr, duke insistuar që të përballet përsëri me Fury-n.

Ndërkohë, Joshua tre titujt e tij do tentojë që t’i mbrojë përballë ukrainasit Oleksandr Usyk në gusht. Një fitore e Fury-t do të konfirmonte zyrtarisht duelin e dyshes britaneze.

Në duelin e mëparshëm, 14 muaj më parë, Fury fitoi përballë Wilder duke i marrë titullin e WBC.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore