Sport

West Ham dhe Lyon bien dakord për transferimin e Paqueta-s


Foto: Marcio Machado/Eurasia Sport Images/Getty Images)

West Ham ka rënë dakord për një marrëveshje për të nënshkruar me mesfushorin e Lyon, Lucas Paqueta, thotë mediumi britanik, Sky Sports.

Paqueta, 24 vjeç, kishte qenë subjekt i dy ofertave nga West Ham, të cilat u refuzuan, por ata tani kanë rënë dakord të transferojnë brazilianin për një tarifë që thuhet se mund të arrijë 60 milionë euro me shtesa.

Kujtojmë që Paqueta ishte pjesë e Lyon-it që nga vera e vitit 2020, kur u transferua nga Milan-i për shumën e 20 milionë eurove, derisa kuqezinjtë e kishin blerë nga Flamengo në janarin e vitit 2019 për 39 milionë euro.

Deri më tani, Paqueta ka luajtur në 78 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e klubit francez, prej të cilave ka shënuar 21 gola dhe ka dhuruar 14 asistime.

Sezoni i kaluar për Paquetën ishte më i miri deri më tani në karrierën e tij, ku pati performanca shumë të mira me klubin francez, dhe kombëtaren braziliane.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore