Stil

Wendy Williams ngjall shqetësim pasi shihet në gjendje jo të mirë shëndetësore rrugëve të New York-ut


Wendy Williams

Një nga prezantueset më të famshme në Shtetet e Bashkuara, Wendy Williams ka ngjallur shqetësim në publik pasi u shfaq e çorientuar duke dalë nga një ndërtesë në New York, të hënën.

Williams e cila vuan nga një sërë problemesh mjekësore, duke përfshirë limfedemën dhe sëmundjen e Graves, tregoi trupin e saj të hollë ndërsa u fliste fotografëve për një pamje më të re, shkruan “DailyMail”.

Pamjet nga videot tregojnë 58 vjeçaren, duke u përpjekur të largohej nga një ndërtesë në New York përpara se të kthehej pas, për të parë nëse që automjeti me të cilin ishte menduar të udhëtonte ishte i sigurt.

Në një klip tjetër të siguruar nga revista “The Sun”, prezantuesja dëgjohet duke thënë “dukem si 30 vjeçe”, ajo gjithashtu i përmend edhe vështirësitë e saj me paratë, duke thënë “epo, karta ime e bankës është prishur, kështu që unë duhet të kujdesem për këtë”.

Ikona e shfaqjes televizive ka qenë e sinqertë në lidhje me problemet e saj shëndetësore, duke përfshirë një interviste në “TMZ Live” në qershor, ku ajo ngriti këmbën e saj për të treguar se sa e fryrë dhe çfarë ngjyre ka marrë si rezultat i limfedemës së saj.

Gjatë intervistës, e cila i pikëlloj fansat për shkak të sjelljes në dukje të çorientuar, ajo shpjegoi se ndjen vetëm ‘ndoshta 5 për qind të këmbëve të mia’ për shkak të çrregullimit të saj.

“Normalisht do të isha në një karrige me rrota. Unë nuk jam në karrige me rrota. Unë ngrihem në këmbë”, tha ajo, duke shpjeguar se kur ajo qëndron në këmbë, “gjithçka që mund të bëj është të shikoj poshtë, sepse nuk dua të rrëzohem”.

Pothuajse pesë vjet më parë, ajo u rrëzua në transmetim gjatë episodit të drejtpërdrejtë të Halloween-it të emisionit të saj gjatë ditës, një incident që ajo ia atribuoi lodhjes nga nxehtësia, si dhe dehidrimit ndërsa kishte veshur kostumin e saj “Statue Of Liberty”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore