Jetesë & Stil

Wendy Williams me të dashur të ri


Wendy Williams - Moderatore

Moderatorja e famshme amerikane, Wendy Williams, tashmë ka një të dashur të ri.

Ikona e medias amerikane ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj të Instagram, ndërsa personin me të cilin kishte pozuar e ka quajtur “të dashur”.

Fotografi e publikuar nga Wendy Williams.”Festa e 21 -vjetorit të djalit tim në jahtin në Miami ishte gjithçka që ai donte,” shkroi Williams, duke shtuar, “Edhe i dashuri im”.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura ende pasi që 57-vjeçja as nuk e ka etiketuar në fotografinë e postuar, duke respektuar kështu me gjasë privatësinë e plotë të personit në fjalë.

Gjithçka që dihet deri më tani është se zotëria në foto është një burrë i moshës së mesme, me flokë të thinjura dhe bluzë gri.

Marrëdhënia e fundit e Williams, ishte me kontraktorin e “Maryland”, Mike Esterman, e cila nuk përfundoi saktësisht në mënyrë miqësore.

Ndërsa dyshja dukej se ishin dakord reciprokisht se problemet e paraqitura nga distanca midis tyre dhe oraret e tyre përkatëse ishin shumë të mëdha për t’u kapërcyer, gjërat u zhvendosën në vazhdën e ndarjes.

Wendy Williams – Mike Esterman.

“Unë nuk thashë asgjë për publikun sepse jam mjaft e pjekur të flas për detaje nga jeta ime personale” , tha Williams në emisionin e saj, pak pasi që Esterman kishte folur për ndarjen e tyre në një intervistë për “Page Six”.

Esterman tha se nuk ishte i befasuar nga reagimi i Williams, duke na thënë se – “Sigurisht që ajo duhet të ketë fjalën e fundit, sepse ajo është personi i tillë, është e vetmja gjë që do ta bëjë veten të duket më mirë”.

Williams vazhdon të ketë një jetë labile kur në pyetje vihet jeta e saj personale me të dashurit e saj të rinj kohë pas kohe.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore