Lajme

Votat e numëruara deri më tani në rajonin e Ferizajit – PDK dominon Ferizajin


Sipas numërimeve të deri taninshme të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës (KQZ), rreth 50 përqind të votave janë numëruar në Komunën e Ferizajit, ku bindshëm paraprin Agim Aliu nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Aliu i PDK-së sipas rezultateteve të deritanishme ka 63.46% të votave, dhe pasohet nga Valon Ramadani i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), me 24,45% përqind të votave. E treta është Sibel Halimi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 9.45% të votave.

Deri më tani janë numëruar 56 mijë e gjashtëqind e 32 vota nga gjithsej 111 mijë e nëntëqind e 90 vota.

Sipas EXIT Poll-it të realizuar nga Albanian Post dhe të publikuar në momentin e mbylljes së qendrave të votimit, Agim Aliu projektohet 59.7% të votës së përgjithshme për Ferizajin.

Ndërsa në Komunën e Shtimes, ku deri më tani janë numëruar 54% e votës së përgjithshme, deri më tani me 44,89 % Naim Ismajli nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës kurse afër tij me rezultat qëndron Qemajl Aliu nga Lëvizja Vetëvendosje me 45,21 % të votës.

Sipas këtij projeksioni, probabiliteti që mos të ketë balotazh në Komunen e Shtimes është i vogël.

Ndërsa në Komunën e Kaçanikut, ndonëse përqindja e numërimit të votës së përgjithshme është ende e ulët, me vetëm 22.3 % të votave të numëruara, Partia Demokratike e Kosovës me Besim Ilazin prin me 57.83 % të votave.

25,19 % të votave ka kandidati nga Lëvizja Vetëvendosje, Jeton Raka, i cili nëse vazhdon me këtë trend, do ta ketë të vështirë edhe arritjen e ballafaqimit në raund të dytë me ballotazh.

Një befasi, siç duket, po vie në Komunën e Hanit të Elezit, ku deri më tani janë numëruar 73% e votave, i pari rezulton të jetë kandidati i PDK-së, Mehmet Ballazhi, me 50.26% të votave.

Ndërsa Rufki Suma, kryetari i aktualit i kësaj komune, dhe kandidati i pavarur, rezulton të jetë në 42,46 %.

Ndërsa, Komuna e Vitisë, me 66 % të votave të numëruara, Sokol Haliti nga LDK prin me 42,15 % të votave, ndërsa pas ka kandidatin nga LVV, Arsim Ademin me 35,95 % të votave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore