Lajme

Von der Leyen pa karrige, Charles Michel pa gjumë


Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar se ai ka mbetur “shumë keq” për të ashtuquajturën “incidenti i kolltukut”, ose incidenti diplomatik në Ankara, i cili pa presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen të ulur në divan.

“Unë tashmë i kam shprehur keqardhjen time zonjës von der Leyen dhe të gjitha grave. Ju siguroj se që nga ajo ditë nuk kam fjetur mirë natën dhe se në kokën time kam rindërtuar dhjetëra herë skenarin e episodit. Unë marr pjesën time të përgjegjësisë. Ne do të duhet të shmangim situata të tilla në të ardhmen”, tha Michel në një takim me një grup gazetarësh evropianë.

Michel theksoi se në atë moment “çdo reagim do të vinte në dyshim punën e gjatë diplomatike që kishte përgatitur vizitën tonë” ose “një qëndrim paternalistik ndaj zonjës von der Leyen”.
Sipas Presidentit të Këshillit Evropian, “çështja ndihmoi për të fshehur përmbajtjen e takimit me Presidentin Erdogan dhe në këtë situatë aftësinë e Bashkimit për të treguar unitet”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore