Lajme

Von der Leyen mbetet pa karrige në takimin me Erdogan-in


Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbetur pa karrige në pritjen që i bëri në Ankara presidenti turk, Recep Teyyip Erdogan.

Ajo shkoi në Turqi së bashku me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

Të tre u futën në sallë, por karrige kishte vetëm për dy prej tyre. Ajo mbeti në këmbë.

Dy burrat u ulën, ndërsa asaj i takoi një divan anësor.

Episodi i pazakontë, i kapur nga kameramanët, ka pushtuar të gjitha kronikat.

Erdogani ka pritur në pallatin presidencial krerët evropianë, por protokolli kishte harruar të vendoste tre karrige.

Çasti kur von der Leyen mbetet në këmbë ka ngjallur jo pak turp tek diplomatët.

Ajo mbeti e fiksuar duke parë Erdogan-in dhe Michelin, nga një divan i cili iu ofrua për t’u ulur.

Në sy, ra edhe gjesti i Michelit, i cili nuk ia liroi vendin e tij presidentes së KE-së!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore