Shqipëria

Vlorë, fillon procesi i vaksinimit për bluzat e bardha


Më 18 shkurt, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive, në Institutin e Shëndetit Publik (ISHP) ishin të pranishëm gjatë nisjes së procesit të vaksinimit për bluzat e bardha, në Vlorë.

Manastirliu deklaroi se çdo ditë do të vaksinohen rreth 150-200 mjekë dhe infermierë.

Vaksinimi do të fillojë në Spitalin e Vlorës dhe, më pas, do të vijojë në spitalet bashkiake.

Për shkak të largësisë, në Gjirokastër do të ketë një qendër vaksinimi. Në dy ditët e para të procesit janë vaksinuar më shumë se 600 mjekë dhe infermierë.

Doktoreshë Bino deklaroi se vaksinimi i bluzave të bardha dhe vaksinimi i të moshuarve po ecën shumë mirë dhe pranueshmëria është shumë e mirë. Procesi i vaksinimit do të vazhdojë më 19 shkurt në Fier. Po ashtu dhe Gjirokastra po vazhdon me vaksinimin në shtëpitë e të moshuarve. Deri më tani nuk ka humbur asnjë dozë.

“Në përgjithësi nuk ka punonjës mes personelit mjekësor që nuk duan të vaksinohen. Kanë qenë vetëm ata që e kanë kaluar virusin, që ua kanë lënë radhën të tjerëve. Nuk kemi as atraksione anësore. Nuk kemi pasur probleme me vaksinimin, por duhet punuar”, shtoi ajo.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive do të vaksinohet ditën e sotme, më 18 shkurt, në Vlorë, nga ku ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 për bluzat e bardha në jug të vendit.

Sjellim në vëmendje se më 16 shkurt, filloi procesi i vaksinimit në shtëpinë e të moshuarve në Shkodër. Më 17 shkurt, do të fillojë vaksinimi për të gjithë të moshuarit. Synohet që vaksinimi i të moshuarve në shtëpitë e të moshuarve të përfundojë brenda javës.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore