Lajme

Vetëm organizatorët dalin në protestën e thirrur në Veri kundër marrëveshjes për energjinë


Organizatorët e protestës në Veri, të cilët shprehën pakënaqësitë e tyre kundër marrëveshjes për energjinë

Në protestën e thirrur dje nga anëtarët e Inicativës Qytetare “Mbijetesa serbe” për të kundërshtuar marrëveshjen e nënshkruar në mes të Kosovës dhe Serbisë në fushën e energjisë, kanë participuar vetëm 3 persona.

Nën sloganin “Kush po e frikë dritën në Veri”, anëtarët e iniciativës, të cilët ishin të vetmit të protestuan, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre kundër, padrejtësisë, vendimeve të fshehta dhe jo transparencës.

Si arsye për numrin e vogël të pjesëmarrësve në protestë, organizatorët kanë thënë se qytetarët janë të frikësuar të dalin e të protestojnë për shkak të kërcënimeve dhe presioneve të ndryshme nga ana e pjesëtarëve të Listës Serbe.

Aleksandër Arsenijeviç, lideri i iniciativës në fjalë, gjatë fjalimit të tije ka pyetur se ku është tani nën-stacioni i Vallaqit dhe Gazivodës, për të cilat dikur thuhej se nuk do t’i dorëzohen kurrë institucioneve të Kosovës.

Sipas tij, sot nuk po protestohet kundër pagesës së faturave të energjisë, por kundër marrëveshjeve të fshehta të cilat po ndodhin.

Protesta në fjalë ka zgjatur diku rreth 15 minuta, dhe nuk është shënuar ndonjë incident.

Ndryshe një ditë më parë, Arseniejviç, kishte thënë për të përditshmen serbe “Danas”, se me marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel, ndikim kryesor në operatorin Elektrosever, do të kenë biznesmen nga Lista Serbe, siç është rasti me kompaninë private, MTS, që është pasardhëse e telekomit në Veri.

Duke vlerësuar se negociatat kanë qenë jo transparente, prandaj vendimi ka goditur qytetarët e papërgatitur, ai thotë se problemi ka mundur të zgjidhet ndryshe, sepse kështu Lista Serbe privatizon dhe monopolizon gjithçka në Veri.

“Problemi është se Kurti thotë se do të duhet të paguhen të gjitha borxhet dhe ne ende nuk e dimë se kujt do ta paguajmë, as kur do ta paguajmë rrymën, kishte thënë ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore