Lajme

Vetëm 48 orë për rivendosjen e furnizimit me energji elektrike në termocentralin e Çernobilit


Të gjitha objektet e termocentralit bërthamor të Çernobilit janë të çaktivizuara.

Kjo pasi pati një mbyllje emergjente të linjës së fundit të energjisë.

Gjeneratorët e emergjencës me naftë do të zgjasin vetëm 48 orë për të fuqizuar sistemet kritike.

Kjo dëshmohet edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes Shtetërore “Cernobyl Nuclear Power Central”, Valery Seyda.

Kompania Ukrenergo ka 48 orë për të riparuar dëmtimin e linjës së tensionit të lartë që të çon në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Seyda thekson se duhet të sigurohen korridore të gjelbra për të rivendosur furnizimin me energji elektrike.

Më herët, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, i ka drejtuar thirrje komunitetit ndërkombëtar që të lejohen njësitë e riparimit të rivendosin energjinë në termocentralin bërthamor të Çernobilit.

Kuleba ka theksuar se gjeneratorët rezervë me naftë janë projektuar për 48 orë funksionim të termocentralit bërthamor të Çernobilit.

Dhe se pas kësaj, sistemet e ftohjes së ruajtjes së karburantit bërthamor të harxhuar do të ndalen, gjë që në mënyrë të pashmangshme do të lëshojë rrezatim.

Apeli i tij vjen pasi për shkak të veprimeve të pushtuesve rusë, termocentrali bërthamor i Çernobilit ka mbetur pa energji elektrike.

Teksa lufta vijon, riparimi dhe rivendosja e energjisë elektrike është e pamundur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore