Sport

Vetëm 13 futbollist në dispozicion, Real Madrid-i është duke parë makth


Real Madrid nesër pret Getafe-n në Madrid për të luajtur ndeshjen e mbetur nga java e parë.

Në këtë ndeshje, Real Madrid vjen me vetëm 13 lojtarë të ekipit të parë të gatshëm.

Nga këta, 11 janë futbollist dhe dy janë portjer.

Ramos, Carvajal, Odriozola, Militao, Kroos, Valverde, Rodrygo, Lucas Vazquez dhe Eden Hazard mungojnë të gjithë.

Zidane ka ftuar gjashtë lojtarë nga Castilla për ndeshjen e nesërme.

Formacioni me të cilin Real Madrid do startoj nesër, sipas AS, është:

Courtois; Mendy, Varane, Nacho, Marcelo; Modric, Casemiro, Isco; Vinicius, Benzema, Asensio.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore