Gatimi

Vera franceze që kthehet nga stacioni hapësinor pas 12 muajsh


Ekspertët presin të provojnë disa nga 12 shishet Bordeaux që do të bien në Gjirin e Meksikës përmes një kapsule SpaceX Dragon.

Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar ofroi 12 shishe verë ‘Bordeaux’ dhe rrush, që kaluan një vit duke orbituar botën në emër të shkencës.

Vera e hardhitë bashkë me pajisjet e tjera të kërkimit, përfshirë minjtë do të bien në bordin e një kapsule SpaceX Dragon në Gjirin e Meksikës, në brigjet e Tampa.

Shishet e verës Franceze ishin vendosur brenda një cilindri çeliku për të parandaluar thyerjen.

Asnjë nga shishet nuk do të hapet deri në fund të shkurtit. Kompania e eksperimenteve Space Cargo Unlimited, do të hapë një shishe ose dy për një provë në Bordeaux me disa nga njohësit më të mirë të verës në Francës.

“Qëllimi ynë është të trajtojmë zgjidhjen se si do të kemi një bujqësi nesër që është organike. E cila të jetë e shëndetshme dhe e aftë për të ushqyer njerëzimin dhe ne mendojmë se hapësira e ka çelësin,” tha themeluesi i kompanisë Nicolas Gaume nga Bordeaux.

Me ndryshimet klimatike, Gaume tha se produktet bujqësore të tilla si rrushi do të duhet të përshtaten me kushtet më të vështira.

Ky eksperiment u financua nga investitorë të ndryshëm privatë.

Gaume pret që eksploruesit e ardhshëm në hënë dhe Marsi do të dëshirojë të shijojë disa nga kënaqësitë e Tokës. “Duke qenë francez, është pjesë e jetës të kesh një ushqim të mirë dhe verë të mirë”, tha ai për agjensinë Associated Press./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore