Përballje

Vedat Muriqi heroi i barazimit përballë Greqisë


Kosova po i drejtohej humbjes së tretë në këto eliminatore, deri sa në skenë u ngjit Vedat Muriqi.

Golashënuesi më i mirë në historinë e Kosovës barazoi për 1-1 në minutën e 92-të përballë Greqisë.

Në “Fadil Vokrri”, Kosova vinte pas fitores 1-0 në fushën e Gjeorgjisë.

Ndeshja nisi shumë mirë, me dominim absolut në raste dhe posedim, por një pakujdesi në fund të pjesës së parë kushtoi shumë.

Greqia shënoi për 1-0.

Kosova vazhdoi dominim në pjesën e dytë, por rastet ende nuk po arrinin të konkretizoheshin.

U desh të pritej minuta e 92-të që Dardanët të tundnin fundin e rrjetës.

Florent Hadërgjonaj ktheu topin mirë në zonë për Muriqin, që kërceu më lartë se të gjithë mbrojtësit e Greqisë për të barazuar në 1-1.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Spanja fitoi 4-0 përballë Gjeorgjisë.

Kosova mbetet e treta në grup, i cili është edhe synimi kryesor për skuadrën e Bernard Challandes në këto kualifikuese për Kupën e Botës, “Qatar 2022”.

Ndeshja tjetër zhvillohet të mërkurën, përballë Spanjës, poashtu në “Fadil Vokrri”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore