Film

Vedat Bajrami bëhet pjesë e kinematografisë turke


Vedat Bajrami - Komedian

Një nga komedianët më me nam në Kosovë – Vedat Bajrami, veprimtarinë e tij prej aktori duket se do ta zhvendosë përtej kufijve shqiptar, kësisoj duke u bërë pjesë e kinematografisë turke.

Bajrami, i cili njihet gjerësisht edhe si “Vedati i Stupcave” do të jetë pjesë e filmit me motive historie të “Elif Ana”, që lindi në lagjen Pazarçik të Kahramanmaras në vitin 1908 dhe që u bë e famshme falë humanizmit të saj karshi njerëzve.

Fotografi e publikuar nga Vedat Bajrami në Instagram.

Lajmin e ka bërë të ditur vet aktori shqiptar, ndërsa ka publikuar fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të këtij filmi duke shkruar – “Nga xhirimet e filmit Elif Ana”.

Fotografi e publikuar nga Vedat Bajrami në Instagram.

Xhirimet e filmit kanë filluar zyrtarisht me datën 5 nëntor të këtij viti në fshatin Pulyan, ndërsa regjisor të shfaqjes janë Semir Aslanyurek dhe Kazim Oz dhe vulën e këtij prodhimi kinematografik turk e mban kompania “Live is a movie film”.

Producentë të “Elif Ana” janë Okkes Perakende dhe Kazim Çarman, ndërsa pritet që filmi të korrë sukses të madh dhe të pëlqehet nga audienca turke e më gjerë.

Gjithsesi, Vedat Bajrami, nuk është i vetmi shqiptar që është bërë pjesë e kinematografisë turke, pasi që fatin e njëjtë e kishte edhe modelja, tashmë aktorja, Arbnora Ademaj, e cila mes tjerash është personi më meritor për suksesin e Vedatit.

Kjo pasi që Albanian Post mëson se ishte pikërisht Arbnora, ajo që e kishte takuar Vedatin me ekipën turke, gjatë një vizite të tyre në Kosovë.

Vedat Bajrami dhe Arbnora Ademaj gjatë takimit me kinematografët turk në Kosovë.

Ndërkaq, Ademaj e cila tash e sa kohë është zhvendosur për të jetuar në Turqi, ka shënuar suksesin e saj më të madh në botën e filmit, teksa është bërë pjesë e një prej serialeve më të shikuara të momentit – “Kirik Hayatlar”.

Arbnora Ademaj – Modele dhe aktore.

Kohë më parë, Arbnora, kishte dhënë një intervistë ekskluzive për Albanian Post, ku edhe kishte shpalosur detaje nga eksperienca prej aktoreje në shtetin turk.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore