Sport

VAR, influencë në klasifikimin e La Liga-s


Teknologjia “Video Assistant Referee” ose VAR, ka afër katër vite që ka filluar të përdoret në mbarë evropën.

Edhe pse qëllimi i saj është të minimizonte gabimet e gjyqtarëve, deri tani VAR vetëm sa ka ndihmuar që disa prej tyre të duken më absurde.

Ka nga ata që nuk e kuptojnë se si mund të shikosh me dhjetëra herë një aksion të përsëritur, dhe përsëri të vendosësh gabim.

Në La Liga madje, VAR ka ndryshuar edhe klasifikimin e këtij sezoni.

Kjo vjen pas një studimi të “Eldesmarque”, uebsajt spanjoll i dedikuar futbollit.

Skuadrat që kanë përfituar:

Eibar: +4 pikë.

Villarreal: +3 pikë.

Real Madrid, Sevilla, Getafe, Elche: +2 pikë.

Alaves, Valencia: +1 pikë.

Skuadrat që kanë pikë të njejta:

Atletico, Barcelona, Athletic, Celta.

Skuadrat që janë ndëshkuar.

Real Sociedad, Osasuna: -4 pikë.

Real Valladolid: -3 pikë.

Levante, Granada, Cadiz: -2 pikë.

Real Betis, Huesca: -1 pikë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore