Boterori 2022

Van Gaal: Nuk e kam menduar humbjen për asnjë moment


Holanda fitoi ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të Kupës së Botës, Katar 2022.

Trajneri i “tulipanëve”, Louis Van Gaal, ka thënë pas ndeshjes që nuk e kishte menduar për asnjë moment që skuadra e tij mund të humbiste.

“As nuk e kam menduar humbjen për asnjë moment në këtë ndeshje”, deklaroi fillimisht Van Gaal.

“Senegali pati tre raste, por ne kemi një portier që e di punën e tij. Ne nuk luajtëm shumë mirë, u dhamë topin dhe mundësinë për të shënuar shumë herë. Duhej të ishim më kompakt”, shtoi tekniku holandez.

71-vjeçari më pas foli edhe për futbollistët e tij, derisa veçi disa fjalë për sulmuesin e Barcelonës, Memphis Depay, si dhe lavdëroi autorin e golit të parë, Cody Gapko-n.

“Depay është një lojtar që mund të bëjë diferencën. Ne ishim marrë vesh para ndeshjes që ai të luante rreth gjysmë ore dhe ashtu e bëmë, pasi që nuk ishte në formë të kompletuar. Ai do të dëshirojë të luajë me Ekuadorin, por unë duhet të vlerësoj formën e tij pas kësaj ndeshje”.

“Gakpo ishte vendimtar, e lashë në fushë sepse di të shënojë gola dhe është shumë i shkathët”, tha mes tjerash trajneri i Holandës, Louis Van Gaal.

Kujtojmë që Holanda tani ka pikë të barabarta me vendin e parë, Ekuadorin në Grupin A, derisa ndeshjen e radhës do ta luajë pikërisht kundër kombëtares amerikano-latine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore