Përballje

Usyk – ndoshta nuk e njihni – është kampion absolut i botës në boks


Oleksandr Usyk ka arritur fitoren e madhe në Tottenham Stadium përballë të preferuarit të tifozëve britanik, Anthony Joshua-s.

Ukrainasi fitoren e arriti pas 12 raundave shumë të forta, me vendim të padiskutueshëm të të gjithë jurisë.

https://twitter.com/chrismac1888/status/1441888281508069379?s=21&fbclid=IwAR1VtNCZpctfiPV0Xye0H1TuUC7f7NjGoUTBolNsR4fmFgsJXDMOX5g6-Fk

Ai vazhdon të mbetet i pamposhtur, me rekord 19-0, edhe pas përballjes me Joshua-n.

Usyk ia merr Joshua-s titujt WBA, WBO dhe IBF.

https://twitter.com/iamOkon/status/1441889092350976003

Në kontratën e takimit, ekziston një klauzolë që i mundëson boksierëve të kërkojnë rematch.

Në këtë mënyrë, mundësia është e madhe që Usyk duhet t’i mbrojë këto tituj pikërisht përballë Joshua-s, nëse Anthony kërkon të rindeshet.

Kjo ndeshje e shtynë të paktën ndeshjen e shumëpritur Joshua – Fury, që parashihej të ishte ndeshja për të përcaktuar kampionin e padiskutueshëm të katër titujve.

Fury do të përballet për të kompletuar triologjinë përballe Deontay Wilder, për të mbrojtur titullin WBC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore