Ushqimet kanë një rol të rëndësishëm në funksionimin e shëndetshëm të trurit.
Si sistemi kryesor që kotrollon organizmin, truri është përgjegjës për shumë funksione si përqëndrimi, perceptimi apo funksionimi i mirë i gjithë organeve të trupit tonë.
60% e trurit është e përbërë nga yndyrna dhe gjysma e tyre është Omega 3. Vaji i peshkut dhe frutat e thata të pasura me Omega 3 ndihmojnë trurin në ndërtimin e qelizave të tij.
Boronicat, portokallet, kafja, çaji jeshil dhe kafja e zezë si burime të mira anti-oksidantësh kontribuojnë në pastrimin e radikaleve të lira të shkaktuara prej stresit. Në këtë mënyrë ato mbrojnë trurin prej sëmundjeve neuro-degjenerative dhe procesit të plakjes.
Disa anti-oksidantë të gjetur tek boronicat thuhet të luajnë rol në tejçimin e informacionit ndërmjet qelizave. Gjithashtu kafeina shërben si rregullator i mirë i humorit.
Ndërkohë turmerik, brokoli i pasur me vitamin K, vezët me vitamin B dhe cholinë apo farat e lulediellit me zink, hekur, magnez rregullojnë funksionimin dhe zhvillimin normal të trurit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Të ‘mbarojmë punë me Rai-n’, pastaj radha për interpelancë me Bardhin, thotë Rama
-
Tensione sërish te Bashkia Tiranë, protestohet me molotov
-
Amerika autorizon Ukrainën të godasë Krimenë me raketa me rreze të gjatë
-
Rashiç beson se Qeveria do ta dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese para anëtarësimit në KiE