Sport

United kthen fokusin kah Julian Alvarez, Rangnick kërkon sulmues për muajin janar


Manchester United raportohet se e ka bërë konkret interesimin për yllin argjentinas të River Plate, Julian Alvarez.

Alvarez, 21-vjeç, ka rënë në syrin e shumicës së elitës së klubeve Evropiane, pas një rekordi të mirë golash që po kalon.

Dhe tani, siç raporton e përditshmja argjentinase, Ole, United kanë kontaktuar klubin e River Plate.

Qëllimi i djajve të kuq është të “rrëmbejnë” një hap nga rivalët, dhe të bëjnë ofertën për të nënshkruar me të riun.

Në muajin tetor, Aston Villa ishte fuqishëm e lidhur me argjentinasit, por performancat e Alvarez e dërguan atë në një nivel më lartë.

Bayern, Milan, Juventus, Atletico dhe Real Madrid, shfaqën interesim për shërbimet e tij – por jo konkret.

Alvarez ka një klauzolë lirimi prej 17 milionë paund, që rritet në 21 miionë në dhjetë ditët e fundit të janarit.

Dëshira e tij që të luaj në Kupën e Botës në vitin 2022, e ka bërë atë që të kërkojë me ngulm një lëvizje në Evropë.

Anthony Martial dhe Edinson Cavani shihen me një këmbë jashtë “Old Trafford”, me Alvarez që shihet si emri ideal për të përmbushur kërkesat e United.

Se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i Julian Alvarez ende nuk dihet, por është pothuajse e sigurt që ai po kalon ditët e fundit te River Plate.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore