Sport

U pezullua nga Euroliga, CSKA përgatit ligë alternative me skuadra nga Evropa Lindore


CSKA e Moskës nuk duket se do të rrijë duarkryq përballë zgjatjes së mundshme të pezullimit nga Euroliga në basketboll.

Sipas mediave ruse, presidenti i CSKA-së, Andrei Vatutin, është duke u përgatitur për krijimin e një lige alternative. Ligë në të cilën do të merrnin pjesë 18 ekipe nga Evropa Lindore.

Ideja e garës përfshinë pjesëmarrjen e pesë ekipeve ruse, katër turke, tre greke, tre serbe dhe nga një përkatësisht nga Bullgaria, Hungaria dhe Mali i Zi.

Si fillim çdo ekip pjesëmarrës do të përfitonte një bonus prej 5 milionë eurosh. Ndërsa, ekipi që do të fitonte ligën do të merrte edhe 4 milionë euro të tjera. Një shifër katër herë më e lartë se ajo që Euroliga ofron aktualisht.

Ftesat me sa duket tashmë i janë dërguar kampionëve në fuqi të Euroligës, Anadolu Efes dhe Fenerbahçe-s, si dhe tre skuadrave të tjera turke, Galatasaray , Darussafaka dhe Gaziantep.

Në plan përfshihen edhe grekët Olympiacos dhe Panathinaikos, me opsione pjesëmarrje edhe për Aris, PAOK dhe AEK.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore