Sport

‘Tour de Spain’/ Raiola dhe babai i Haaland-it vizitojnë edhe Madrid-in


Pa dijeninë e askujt, sot ka filluar zyrtarisht “saga” Erling Braut Haaland.

Mino Raiola, agjenti i Haaland-it, dhe Alf-Inge, babai i tij, pasi u takuan sot me zyrtarët e Barcelonës, janë në Madrid, për tu takuar me Florentino Perez-in.

Sky Sports, Fabrizio Romano, Marca dhe shumë tabloide të mëdha sportive kanë konfirmuar se Raiola dhe Haaland e kanë bërë zyrtar lajmin se do të largohen nga klubi gjerman te zyrtarët e lartë të Dortmund-it.

Pa asnjë njoftim, Raiola dhe Alf-Inge Haaland sot filluan “tour-in” e tyre për tu takuar me ekipet e interesuara për fantazistin norvegjez.

Sot, ai filloi me Spanjën, ku fillimisht u takua me drejtuesit e Barcelonës, dhe tani me ata të Real Madrid-it.

Takimet e rradhës priten të jenë në Angli me klubet e Manchester-it dhe me Chelsea-n.

Agjenti dhe babai i lojtarit janë të interesuar të shohin se çfarë projekte dhe propozime ofrojnë klubet dhe pastaj të vendosin për të ardhmen.

Dita e sotme na siguron të gjithëve që “saga” Haaland do sjellë një luftë të madhe në merkato.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore