Sport

Mino Raiola dhe Alf-Inge Haaland në Barcelonë


Tashmë edhe zyrtarisht kanë filluar negociatat për të ardhmën e Haaland-it, dhe klubi i parë të cilin Raiola dhe babai i Haaland-it kanë zgjedhur të vizitojnë, është Barcelona.

Pasditen e sotme agjenti dhe babai i Erling kanë arritur në Barcelonë.

Deri në zyrat e klubit katalunas, i ka shoqëruar shoferi personal i presidentit të ri të klubit, Joan Laporta.

Sipas SPORT, Raiola dhe babai i Haaland, Alf-Inge, i kanë konfirmuar klubit gjerman, që Haaland do largohet këtë verë.

Futbollisti dëshiron të luaj për një klub elitar dhe Barcelona është një mundësi reale.

Për momentin, sipas SPORT, janë thjeshtë biseda.

Raiola dhe Alf-Inge raportohet që do vizitojnë të gjithë klubet të cilat kanë shfaqur interes për Haaland-in.

Oferten e parë, pritet ta bëjë Barcelona.

Me radhë pritet të jenë Real Madrid, Manchester United dhe City, Chelsea dhe Juventus.

Dortmund do kërkojë 150 milionë për Haaland-in, por me dëshirën e madhe të lojtarit që të largohet, klubi gjerman do të detyrohet të pajtohet me një çmim më të ulët.

Se kush do të jetë klubi i ardhshëm i Haaland-it, do mbetet të shihet në muajt në vijim.

Pa dyshim, ‘saga’ e fantazistit norvegjez do jetë jashtëzakonisht interesante.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore