Përballje

Tottenham e hap mirë sezonin e ri, dominon plotësisht Southampton-in


Katër ndeshjet pas duelit mes Liverpool dhe Fullham ishin interesante dhe pa surpriza.

Tottenham e filluan këtë sezon në mënyrë fantastike, ku fituan përballjen me rezultat 4:1 kundër Southampton-it.

Të parët shënuan Southampton me anë të James Ward-Prowse në minutën e 12-të.

Por pas 10 minutave, Ryan Sessegnon barazoi rezultatin për Tottenham-in.

Në minutën e 31-të, Tottenham morën epërsinë me anë të Eric Dier, dhe nga ai moment skuadra londineze shënoi edhe dy gola të tjerë.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, Southampton shënuan në portën e gabuar për të thelluar rezutltatin më shumë.

Pas vetëm tre minutave, Dejan Kulusevski shënoi golin përfundimtar për 4:0.

Ndeshjet e tjera ishin interesante po ashtu, ku Newcastle fitoi përballë Nottingham Forest me rezultat 2:0.

Ndërsa, befasisht, pas të gjithë atyre transferimeve, Aston Villa u mposht nga Bournemouth-i me rezultat 2:0.

Gjithashtu, Leeds fituan ndeshjen e tyre të parë, me rezultat 2:1 kundër Wolves.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore