Përballje

Torino largohet nga Roma e rrënuar


Roma konfirmon formën me fitoren e dytë radhazi në Serie A.

Skuadra e Jose Mourinho-s u kthye te fitoret në “Olimpico”, përballë Torino-s pa jetë.

Vendasit e nisën dhe e mbyllën në dominim ndeshjen.

Të përzgjedhurit e Mourinho-s, e humbën Pellegrini-n për shkak të lëndimit në pjesën e parë.

Pikërisht në pjesën e parë, ata do të gjenin edhe golin.

Pas një pasimi të bukur të Henrik Mkhitaryan, Tammy Abraham shënoi për 1-0.

Ky, do të ishte edhe rezultati përfundimtar, përkundër se të dy skuadrat krijuan mundësitë e tyre për të dyfishuar ose për të barazuar.

Kjo fitore, e ngjit Romën dhe jo vetëm që e afron me zonën Champions, por edhe me kreun, pas humbjes së Milan-it.

Në anën tjetër, Torino mbetet në gjysmën e poshtme të tabelës, me synim kryesor mbijetesën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore