Përballje

Topçinjtë qëllojnë me revole qymyrxhinjtë


Gabriel Martinelli feston golin përballë Newcastle United

Arsenal-i ka arritur një fitore jo shumë të vuajtur përballë Newcastle, skuadër që zhytet edhe më shumë në vuajtje.

Topçinjtë e dominuan gjithë takimin, por gjatë pjesës së parë, mysafirët kishin mundësitë të mirë.

Hero i skuadrës së Arteta-s ishte përsëri portier Aaron Ramsdale, që ka gjetur formë të mrekullueshme te londinezët.

Ramsdale bëri një pritje shumë të mirë që t’ia mohojë golin Jonjo Shelvey-t, në rastin më të rrezikshëm të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi, me Arsenal-in që gjeti saktësisnë para portës.

Akullin e theu i riu Bukayo Saka, që shfrytëzoi shumë mirë një asistim nga mbrojtësi i krahut të majtë, Tavares.

Pas 56 minutash, në tabelën e madhe shënonte: Arsenal 1-0 Newcastle.

U deshën dhjetë minuta që numri 1, të shndërrohej në 2.

Përsëri një mbrojtës krahu ishte asistues, këtë herë ai i krahut të djathë, Tomiyasu.

Tomiyasu asistoi shumë mirë te Gabriel Martinelli, që me prekjen e parë e gjeti golin.

Deri në fund, Arsenal-i menaxhoi shumë mirë epërsinë, duke u rikthyer te fitorja pas humbjes së thellë përballë Liverpool-it.

Numri 13 del të jetë fatkeq për qymyrxhinjtë, që rrezikojnë seriozisht rënien nga kategoria me vetëm gjashtë pikë dhe zero fitore pas 13 ndeshjeve këtë edicion.

Arsenal-i ngjitet në kuotën e 23 pikëve, duke u afruar me kreun dhe duke e blinduar vendin e pestë edhe për këtë javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore