Sport

Tokyo 2020, një realitet i largët për shkak të pandemisë Covid-19


Në Japoni, rreth 80% e banorëve thonë që olimpiada e këtij viti duhet të anulohet, ose të shtyhet,  për shkak të rrezikshmërisë së Covid-19.

Në një sondazh të Kyodo News të dielën, njerëzit janë të frikësuar se kjo Olimpiadë mund të jetë shkaktare e një vale tjetër të frikshme të pandemisë.

Sondazhi tregon se 35.3% kërkojnë që lojërat të anulohen dhe 44.8% mendojnë se një tjetër shtyrje është ideja e duhur.

Eventi më i madh multi-sportiv në botë, i shtyrë vitin e kaluar pikërisht për shkak të pandemisë, është i paraparë të mbahet këtë verë nga data 23 korrik deri më 8 gusht, në Tokyo.

Kryeministri i Japonisë, Yoshihide Suga, ka deklaruar gjendje të jashtëzakonshme për shumicën e Tokyo-s të enjten e kaluar.

Duke parë pamundësinë që të menaxhojë rritjen e rasteve, gjendja e jashtëzakonshme mund të vendoset edhe në vendet e tjera të shtetit.

Por, menaxhimi i pandemisë nga Suga ka marrë kritika të shumta.

79% mendojnë që vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme erdhi shumë vonë, ndërsa 68% janë të pakënaqur me përgjigjen e qeverisë ndaj pandemisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore