Sport

Superiore: Skënderbeu dhe Dinamo dhëmbë për dhembë për ‘Final 4’


Abissnet Superiore e Shqipërisë ka përfunduar dy takimet e kësaj të shtune. Skënderbeu mundi 1-0 Erzenin, ndërsa Dinamo City barazoi pa gola me Laçin. Si korçarët, ashtu edhe dinamovitët tashmë janë në një garë të ashpër për një vend në “Final Four”.

Në Korçë mjaftoi një gol i Deivid Janaqit, që vendasit të merrnin tri pikët ndaj Erzenit.

Fitorja e ngjit Skënderbeun në kuotën e 47 pikëve, ne vendin e pestë në Superiore.

Erzeni tashmë e shikon veten gjithnjë më pranë Kategorisë së Parë, ndonëse matematika e mban ende në lojë për qëndrimin në Superiore.

Dinamo edhe pse nuk mundi të merrte maksimumin ndaj Laçit, mbetet në vendin e katërt me 47 pikë. kurbinasit nga krahu tjetër kanë 39 pikë dhe janë në vendin e shtatë. Ata janë ende në rrezik për të rënë nga kategoria ose të përfundojnë në zonën e play-off.

Të dielën do të luhen tre takimet e fundit të kësaj jave në Superiore: Egnatia – Vllaznia, Kukësi – Teuta dhe Tirana – Partizani.

Renditja në Superiore

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore