Sport

Tjetër klub anglez futet në objektivat e Milan-it


Newcastle United transferoi Sven Botman-in nga Lille për 37 milionë euro, futbollist ky që ndiqej prej kohësh nga Milan-i dhe ishin shumë afër transferimit të tij.

Pas Newcastle, tani edhe një tjetër klub anglez kërkon t’i prish punë kuqezinjve.

Bëhet fjalë për Leicester City-n, të cilët janë futur në garë për ta transferuar futbollistin e Club Brugge, Charles De Katelaere.

De Katelaere është prej kohësh duke u ndjekur nga drejtuesit e Milan-it dhe ai gjithashtu e pëlqen kalimin te kampionët e Italisë, por tani ata duhet të përballen me një tjetër konkurrencë.

Sulmuesi shkëlqeu në kampionatin belg duke shënuar 18 gola dhe duke asistuar 10 të tjerë në sezonin që lamë pas, teksa Maldini e vuri menjëherë në krye të listës, por nuk ia doli ta transferojë në kohë.

Tani Leicester ka parakaluar të gjithë në garën për De Ketelaere, pasi mediat angleze raportojnë së ata kanë bërë ofertë më të mirë, si për klubin, ashtu edhe për futbollistin.

Mbetet të shihet në ditët në vazhdim se a do të hedhet në sulm Maldini për ta siguruar talentin belg, apo edhe ky do të ikë nga duart e Milan-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore