Boterori 2022

Tite ka dilemë për sulmin ndaj Koresë


Një ndër favoritët për ta fituar Kupën e Botës, Brazili, do të ballafaqohet me Korenë e Jugut në ndeshjen e fazës së 1/8-ve të finales.

Kombëtarja “Seleçao” e nis si favoritë në “Stadium 974”, por koreanët e udhëhequr nga Son Heung-Min nuk kanë asgjë për të humbur dhe do tentojnë befasinë e madhe.

Tite i gëzohet rikuperimit të mbrojtësit Danilo, teksa në gjendje të mirë është edhe Neymar, por ylli i sulmit, i cili qëndron jashtë që prej dëmtimit të kaviljes në takimin e parë ndaj Serbisë, me shumë mundësi do e nisë ndeshjen nga stoli për të përfituar minuta gjatë zhvillimit të takimit.

Në anën tjetër, Gabriel Jesus dhe Alex Telles e kanë mbyllur Botërorin si pasojë e dëmtimeve në ndeshjen e fundit.

Trajneri i Brazilit, Tite, me këto mungesa, pritet që në sulm të startojë me njërin mes Richarlison dhe Rodrygo-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore