Sport

Tirana gabon në javën e dytë, ndalet nga Egnatia


Tirana ka gabuar në javën e dytë të Superiores, duke mos shkuar më shumë se barazimi në fushën e Egnatia-s.

Pjesa e parë ishte e barazpeshuar, me dy skuadrat që kishin mundësitë e tyre.

Mirëpo, përkundër rasteve, as Egnatia dhe as Tirana nuk arritën të tundin rrjetën e njëra-tjetrës.

Pjesa e dytë nisi me një dinamikë krejt ndryshe.

Vetëm pas gjashtë minutave, bardheblutë e gjetën epërsinë.

Ishte Taulant Seferi ai që shënoi për të vënë kryeqytetasit përpara.

Kur u duk se Tirana e nisi mirë pjesën e dytë dhe do ta kontrollonin ndeshjen, Egnatia u përgjigj menjëherë.

Ishte Demir Imeri nga Maqedonia e Veriut që në minutën e 57-të barazoi shifrat.

Deri në fund nuk ndryshoi asgjë, me Tiranën që humbi dy pikët e para këtë sezon, dhe Egnatia që fitoi pikën e parë.

Java e dytë mbyllet me ndeshjen Kukësi – Kastrioti, që fillon në orën 16:45.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore