Përballje

Tifozët e Nice hyjnë në fushë dhe përleshen me futbollistët e Marselle (VIDEO)


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në ndeshjen e fundit të javës së tretë në Kampionatin e Francës, të zhvilluar mes skuadrave Nice dhe Marselle.

Derisa vendasit e Nice ishin duke fituar me rezultat minimal 1:0, në minutën e 75-të ndodhi ngjarja.

Futbollisti i Marseille, Dimitri Payet, derisa ishte duke e ekzekutuar një rivënie nga këndi, u godit me shishe uji nga ultrasit e Nice dhe në nerva e sipër e hodhi me forcë shishen drejt tribunave të tifozëve vendës, duke shkaktuar irritimin e tyre.

Pas irritimit të tyre, disa prej ultrasve arritën të kalonin sigurimin e stadiumit dhe u vërsulen drejt futbollistëve mysafir, duke i sulmuar ata.

https://twitter.com/jpaterson97/status/1429540577402576901?s=20

Gjithashtu edhe futbollistët e Marselle nuk qëndruan duarkryq.

Zyrtarët e ndeshjes, duke para që situata doli jashtë kontrolli, vendosën ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes në minutën e 76-të.

Kuptohet që ky incident i rëndë do të jetë nën vëzhgimin e organeve disiplinore në Federatën Franceze të Futbollit, që pritet të ndëshkojnë rëndë nxitësit e dhunës, për këtë ngjarje të tmerrshme në futbollin e një vendi të zhvilluar evropian, siç është Franca.

https://www.youtube.com/watch?v=EgDNF7xu2jM&ab_channel=SHARQTV

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore