Sport

Tifozët e Dinamo Zagrebit dhe Shkupit këndojnë së bashku “vrite serbin”


Dinamo Zagrebi dhe skuadra shqiptare, Shkupi, u takuan në mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e raundit të dytë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut befasoi në këtë ndeshje duke barazuar 2:2, takim në të cilin kroatët ishin favoritë për të triumfuar.

Një numër i konsiderueshëm i tifozëve të Shkupit, “Shvercerat” kishin udhëtuar në Zagreb për ta për ta përkrahur skuadrën e tyre të zemrës, derisa ata u pritën shumë mirë nga vendasit.

Madje gjatë ndeshjes, tifozët vendas të Dinamos, “Bad Blue Boys”, u bashkuan me shqiptarët në këngët “vrite serbin”.

https://twitter.com/florrent_/status/1549508181348556803?s=20&t=UR-yFKD7r7jCarJWOg8QYQ

Kjo gjë u quajt skandaloze nga mediat serbe gjatë ditës së sotme.

“Gjatë takimit ka pasur disa sekuenca të turpshme, ndaj tifozët e dy klubeve në një moment kanë brohoritur ‘Vrite serbin’, siç duket të bashkuar në urrejtje”, shkruajnë mediat serbe.

“Tifozët e Shkupit në një moment ngritën flamurin e UÇK-së famëkeqe”, shkruajnë mediat në Serbi.

Kujtojmë që takimi tjetër mes Shkupit dhe Dinamo Zagrebit do të zhvillohet më 26 korrik në Shkup.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore