Lajme

The Weeknd nis zyrtarisht turin e Evropës nga Lisbona


Artisti kanadez Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, do të nisë zyrtarisht turin e tij në Evropë nga Lisbona, mbrëmjen e 6 qershorit.

Kjo do të shënjojë edhe nisjen e asaj çfarë është emërtuar si “second leg” (pjesa e dytë) e “After Hours til Dawn”, që do të përfshijë përtej kontinentit të vjetër, edhe Amerikën Latine, me mbi 40 koncerte në tërësi.

(Photo by Paras Griffin/Getty Images)

Gjatë fazës së parë në Amerikën e Veriut, The Weeknd tregoi se ishte ndër të paktët artistë, i cili të gjithë shfaqjet i kishte të prenotuara dhe shënoi rekorde me rëndësi sa i takon të ardhurave prej shfaqjeve të ndryshme si ajo në New York, apo tre koncertet e mëdha në stadiumin So-Fi të Los Angeles, të cilët u përkthyen edhe në një dokumentar të plotë për gjigandin mediatik HBO.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Abel Tesfaye (@theweeknd)

Përtej suksesit në skenë, The Weeknd ka hedhur në ekran së fundmi edhe serialin e tij të parë televiziv, The Idol, ku së bashku me aktoren Lily Rose-Depp, luajnë personazhet kryesore, Jocelyn dhe Tedros.

Sa i takon koncerteve të vendosura në Evropë, ndryshime të mëdha ka pasur në skenografi, pasi në vend të një Hëne gjigande të vendosur një qendër të stadiumeve ku artisti performon, do të jetë një vepër e pop art-it modern nga artisti japonez Hajime Sorayama, e njohur si “Genko-sha”, ose ndryshe roboti joshës, ideuar në vitin e largët 1983 dhe sjellë në jetë në formë “chromatic” vetëm dy vjet më parë.

The Weeknd zbulon skenografinë marramendëse të turit evropian

Ndryshime do të ketë edhe sa i takon këngëve të performuara, ku sipas dashamirësve që kanë dëgjuar provat zyrtare për koncertin e Lisbonës, do të jenë pjesë e setlistës hite si “Creepin”, “Reminder”, “Double Fantasy”, “Lost in the Fire”, apo edhe këngë ikonë në muzikografinë e The Weeknd, si “House of Balloons”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore