Muzikë

The Weeknd zbulon skenografinë marramendëse të turit evropian


Vera është pak të thuhet se do të jetë tepër e zënë për artistin kanadez Abel Tesfaye, i njohur në art si The Weeknd, por me atë çfarë ai ka zbuluar për ndjekësit në media sociale, tregohet se ajo do të jetë edhe e çmendur.

Gjatë fazës së parë të turit të tij “After Hours Til Dawn”, një Hënë e improvizuar ishte pjesë kryesore e skenografisë, ku pas ngrihej edhe një qytet i tërë, i miksuar me ndërtesa nga Toronto dhe Los Angeles (vendlindja dhe vendbanimi aktual i muzikantit).

Por, gjatë fazës së dytë, ose të paktën në atë çfarë ai vetë ka thënë gjatë koncerteve të vendosura në Evropë, Hëna do të zëvendësohet, në kushtet kur qyteti i improvizuar mbetet pas.

Ndërkohë, qendrën e skenografisë do ta marrë një vepër e pop art-it modern nga artisti japonez Hajime Sorayama, e njohur si “Genko-sha”, ose ndryshe roboti joshës, ideuar në vitin e largët 1983 dhe sjellë në jetë në formë “chromatic” vetëm dy vjet më parë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Abel Tesfaye (@theweeknd)

Një replikë të tillë në përmasa reale, The Weeknd e ka të vendosur në rezidencën e tij në Los Angeles.

Por, “roboti joshës” i “After Hours Til Dawn”, paraqitet në përmasa shumë të mëdha, ku edhe pse të paspecifikuara nga vetë autori, duke e parë krahasuar me një njeri të thjeshtë, duket se vepra është rreth 20 metra e lartë.

Ajo do të vendoset në qendër të skenës së zgjatur në stadiumet ku do të performojë artisti, i cili zyrtarisht e nis nga Lisbona në Portugali më 6 qershor turin evropian dhe do të zgjasë deri në fund të muajit gusht, për t’u zhvendosur më tej në Amerikën e Latine.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore