Sport

Teuta zyrtarizon dy afrime dhe dy largime në merkato


Klubi i Teutës po vijon përgatitjet për nisjen e vitit të ri kalendarik. Forma jo e mirë e durrsakëve këtë sezon ka bërë që ata të jenë aktiv në merkato, si në hyrje, ashtu dhe në dalje.

Rubin Hebaj u rikthye te kampionët në fuqi të Abissnet Superiores, pas eksperiencës te Shkëndija e Tetovës. Ndërsa u larguan, Bobi Celeski dhe Pepi Gorgiev-i.

Dy largimet e radhës nga Teuta janë Igli Moqi dhe Laurenc Xheka. Të dy largohen pas vetëm gjashtë muajsh në “Niko Dovana”.

Florent Avdyli, një emër i njohur në kampin durrsak është rikthyer. Fituesi i Superiores dhe Superkupës sezonin e kaluar, si dhe Kupës dy sezone më parë, vjen pas eksperiencës së shkurtër në vendlindje me Prishtinën.

Reild Kurti është afrimi tjetër. Talenti 19-vjeçar luan si mbrojtës i djtathtë. Ai vjen nga skuadra e Korabit në Kategorinë e Parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore