Euro 2020

Testet që do të përcaktojnë nëse Eriksen mund të vazhdojë të luaj futboll


Gjatë ndeshjes hapëse së Danimarkës në EURO 2020, Christian Eriksen pësoi arrest kardiak.

Në minutën e 35-të të takimit, papritmas, Eriksen ra në tokë duke i humbur ndjenjat.

Ai kishte pësuar arrest kardiak, gjë kjo e cila ia pamundësoi të jetë pjesë e vazhdimit të EURO 2020, ku Danimarka arriti deri në gjysmëfinale.

Jo vetëm EURO 2020, por nuk është e sigurt nëse Eriksen mund të arrijë të vazhdojë karrierën e tij futbollistike.

E për këtë, ai do të mësojë në testet mjekësore të cilave do iu nënshtrohet javës që vjen.

Këtë e ka bërë të ditur Sky Italia, para disa orëve.

Të hënën, Eriksen pritet t’i bashkohet Inter-it në stërvitjet parasezonal, ku njëkohësisht do të kryej edhe testet mjekësore.

Këto teste, do të vendosin nëse karriera e Eriksen ka marrë fund në ndeshjen përballë Finlandës, ose do ajo do të vazhdojë ende.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore