Pajisje

Telefoni i vjetër si kamer sigurie në shtëpi


Aparati i vjetër telefonik mund të kthehet në një mjet të dobishëm në shtëpi duke u përdorur si një kamer sigurie.

Si fillim, duhet që përdoruesi të instalojë një aplikacion të kamerave të sigurisë në aparatin telefonik. Mjafton të zgjidhet një prej aplikacioneve që ofrohen pasi kryesisht të gjitha ndajnë të njëjtat veçori të transmetimit dhe regjistrimit.

Sipas Cnet, faqe dedikuar teknologjisë, aplikacioni i kamerave të sigurisë i quajtur Alfred është një alternativë e mirë zgjedhjeje. Alfred është i disponueshëm pa pagesë dhe të ofron pamje në kohë reale bashkangjitur edhe me alarme në raste emergjencash.

Pas lidhjes me aplikacionin nevojitet gjetja e një vendi të përshtatshëm për pozicionimin e aparatit në mënyrë që kamera të fokusohet në zonën që përdoruesi dëshiron të vëzhgojë.

Nëse përdoruesi kërkon të ketë prezencën e kamerave në disa vende njëkohësisht, aplikacioni ofron edhe mbikqyrjen e shumëfishtë përmes së cilës mund të realizohet mbulimi i të gjitha zonave të shtëpisë.

Për të ruajtur qëndrueshmërinë e aparatit telefonik mund të përdoren edhe pajisje mbështetëse shtesë, si tripodët apo statikët të cilët ndihmojnë aparatin të jetë i palëvizshëm dhe të ofrojë pamje të qartë të shtëpisë./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore