Lajme

Tadiç për Vuçiçin: Po tenton që protestat t’i drejtojë kundër ish-kryeministrave


Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç

“Pretendimet e Aleksandër Vuçiçit se Rio Tinto është sjellë në Serbi nga ish-autoritetet dhe jo nga ai, synojnë të drejtojnë protestat kundër ish-qeverisë”.

Kështu ka thënë në një intervistë për mediumin serb Danas, ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç.

“Pra, Rio Tinto erdhi në Serbi në kohën e qeverisë së Koshtunicës dhe negociatat e para filluan në kohën e Gjingjiqit. Natyrisht, ne nuk e ndërpremë atë projekt kërkimor gjatë mandatit tonë, sepse ai ka një potencial të madh për zhvillimin e Serbisë dhe ishte në interesin e Serbisë që të përfundojë hulumtimin dhe pastaj të vlerësojë arsyetimin e hapave të mëtejshëm sipas rezultateve të atij hulumtimi”, tha Tadiç.

“Studime të tilla nuk kanë përfunduar ende të gjitha dhe Rio Tinto nuk e ka përfunduar ende fazën e kërkimit, kështu që është e papërgjegjshme që dikush të bëjë një deklaratë të prerë në këtë moment”.

Sipas tij, “mbrojtja e mjedisit është një temë shumë serioze për t’u përdorur për manipulim politik dhe popullizëm”.

Ai kujton se ish-qeveria ishte e para që filloi të merret seriozisht me çështjen e mbrojtjes së mjedisit.

Tadiç po ashtu thotë se vetëm Vuçiç përgjigjet duke u bërtitur në protesta partive opozitare “kështu e sollët Rio TInto” apo “kështu e bëtë SNS-në”, sepse kjo pengon organizimin e rezistencës reale politike ndaj këtij regjimi dhe largimin e tij.

“U vërtetua se për regjimin e Vuçiçit, kjo ishte mënyra më efikase për marrjen dhe shuarjen e protestës deri më tani, sepse krijoi një atmosferë në të cilën nuk ishte e mirëseardhur që partitë opozitare t’i çonin pakënaqësitë e qytetarëve drejt një epilogu politik. Dhe Vuçiç e di se vetëm ata mund ta bëjnë këtë”, përfundoi Tadiç.

Më një dhjetor, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një fjalim të jashtëzakonshëm drejtuar qytetarëve tregoi nëntë dokumente që miratojnë punimet në minierën Rio Tintos në Serbi, të gjitha të miratuara në periudhën 2004-2012.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç

“Ju e dini se kush ishte në pushtet, është e qartë për të gjithë se kjo është qeveria e mëparshme në të cilën ishin Djilas, Jeremiç, Tepic, Tadiç, Zelenoviç dhe të gjithë të tjerët”, theksoi Vuçiç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore