Zgjedhjet në Kosovë

Szunyog viziton qendrat e votimit, apelon tek qytetarët të dalin dhe të votojnë


Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizuar vendvotimin në Fakultetin Filologjik në Prishtinë.

Ai këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, përmes të cilit i ka ftuar qytetarët që të dalin në votime.

“Sapo vizitova qendrën e votimit në Fakultetin Filologjik në Prishtinë. Unë u bëj thirrje njerëzve që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këtë balotazh, në mënyrë që ata të vendosin se kush do t’i përfaqësojë”, ka shkruar Szunyog.

Ndërsa gjatë ditës, ai ka thënë se raporti i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale pritet të jetë i gatshëm të martën e 16 nëntorit.

“Dua të vë në pah nevojën për forcim të legjislacionit zgjedhor, ka çështje si te zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato lokale që duhet adresuar. Këto çështje duhet të adresohen si prioritet nga qeveria, parlamenti dhe të gjithë partitë”, ka thënë ai.

Raundi i dytë i zgjedhjeve në Kosovë po zhvillohet në 21 komuna.

Qytetarët e 21 komunave janë duke e ushtruar të drejtën e tyre të votës, ku do të zgjedhin kryetarët që do të qeverisin me komunat përkatëse.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore