Zgjedhjet në Kosovë

Szunyog: “Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në Ligjin e Zgjedhjeve”


Tomas Szunyog

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka potencuar se Kosova duhet të bëjë ndryshime në Ligjin e Zgjedhjeve.

Sipas tij raporti i misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të BE-së në Kosovë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale pritet të jetë i gatshëm të martën e 16 nëntorit.

“Dua të vë në pah nevojën për forcim të legjislacionit zgjedhor, ka çështje si te zgjedhjet parlamentare ashtu edhe ato lokale që duhet adresuar. Këto çështje duhet të adresohen si prioritet nga qeveria, parlamenti dhe të gjithë partitë”, ka thënë Szunyog.

“Shpresoj menjëherë pas zgjedhjeve lokale, liderët, e partitë të konsultohen si t’ia bëjnë. Ka pasur rekomandime të ndryshme që nga viti 2017, 2019 dhe 2021. Jam i sigurt se do të ketë rekomandime tjera. Është koha për Kosovën t’i adresojë dobësitë që ka në legjislacion”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore