Pajisje

Syzet Lenovo të së ardhmes


Syzet Lenovo ThinkReality A3 nëpërmjet realitetit të shtuar mund të projektojnë deri në pesë shfaqje virtuale.

New Atlas, agjensi e lajmeve dedikuar shkencës dhe teknologjisë, njofton se syzet ThinkReality A3 do të vijnë në dy modele në varësi të asaj që dëshiron përdoruesi. Për sa i përket edicionit PC, do të përfshihen në një kompjuter desktop ose laptop përmes një USB-C. Kjo mundëson vendosjen deri në pesë monitor virtual në fushën e shikimit.

Modeli i dytë, ai industrial, është projektuar për t’u lidhur me telefonat e markës Motorola. Ky variant i lëvizshëm ndihmon vizualizimin e informacionit nëpër organizata dhe fabrika për të trajnuar stafin e ri apo për të përçuar të dhëna të réndësishme te stafi aktual.

Lehtësia e pajisjes teknologjike ThinkReality A3 është te lejimi i përdoruesit për të paraqitur hapësira të mëdha pune në mungesë të ekraneve gjigante nga çdo vend i mundshëm.

“Aty ku realiteti virtual e çon një përdorues në një botë plotësisht artificiale, realiteti i shtuar funksionon duke mbivendosur imazhet virtuale mbi botën reale”, shpjegon New Atlas./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore