Kosova

Suspendohet drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovë


Është suspenduar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, Lavdim Krasniqi, për keqpërdorim të pozitës.

“Pas fillimit të procedurës penale ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit, Lavdim Krasniqi, suspendohet me dyshimin për veprat penale: keqpërdorim i autoritetit zyrtar, ushtrimi i ndikimit, dhe dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, ka njoftuar Këshilli Prokurorial i Kosovës përmes një komunikate për media.

Tutje KPK-ja ka treguar se Krasniqi deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga gjykata kompetente, do të paguhet me “50 për qind të pagës”.

Me qëllim të vazhdimit të funksionimit të administratës së sistemit prokurorial në përgjithësi, “KPK-ja e ka caktuar ushtrues të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Valdrin Krasniqin, si Udhëheqës i Zyrës Ligjore”.

Po ashtu, të martën SKPK-ja, ka suspenduar nga puna edhe një zyrtare të Sekretariatit, Marigona Berisha, e cila dyshohet për “moslajmërim të përgatitjes së veprave penale”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore