Pajisje

SuperSlim i LG-s ka një ekran OLED 15.6 inç


Laptopët e linjës Gram të prodhuesit LG janë krijuar gjithmonë për të qenë të lehtë dhe të hollë dhe tani kompania ka publikuar një model të ri të “SuperSlim”.

Modeli që është një konkurrent i fortë i MacBook Air i Apple.

Laptopi është 0.43 inç i trashë, më i hollë se M2 MacBook Air dhe ka një ekran OLED 15.6 inç krahasuar me IPS 13.6 inç të Apple.

Gjithashtu, LG-ja është gjithashtu më i lehtë me vetëm 997 gram, krahasuar me MacBook Air 1.2 kilogram.

LG's Thinnest Laptop, Gram SuperSlim, Now on Sale Starting at $1,699 | PCMag

Gram Superslim i LG-s është i disponueshëm tani dhe fillon nga 1,699.99 dollarë me një procesor Intel Evo Core i7-1360P të gjeneratës së 13-të, 16 GB RAM LPDDR5 dhe hapësirë ruajtjeje me 512 GB SSD.

Laptopi gjithashtu përmban tre porte USB-C (dy me mbështetje Thunderbolt 4 dhe vetëm një USB 4) dhe një fole kufjesh.

MacBook Air i Apple me ekran më të vogël ka një ekran me rezolucion më të lartë 2560 x 1664 dhe gjithsesi duket i shkëlqyeshëm, edhe nëse nuk është OLED.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore