Sport

Superleague: Juve, Real dhe Barça nuk janë dorëzuar


Projekti i Superligës (referuar Superleague) nuk është pezulluar dhe në vitin 2022 po përgatitet të rinisë.

Kështu pohon më së paku gazeta “Financial Times”.

Ajo thekson se Real Madrid, Barcelona dhe Juventus – klubet që nuk u tërhoqën pas kërcënimeve të UEFA-s – janë gati për t’i dhënë “jetë” projektit aq të përfolur.

Presidentët Florentino Perez, Joan Laporta dhe Andrea Agnelli nuk e kanë braktisur kurrë idenë e konkursit të ri.

Madje, u takuan gushtin e kaluar për të diskutuar mbi këtë çështje.

Kjo u pasua nga kontakte të mëtejshme që duhet të sjellin lajme të reja në vitin 2022.

Një projekt i ri – një turne më i hapur me më shumë zë për tifozët – ishte folur në fund të gushtit dhe tani mund të fillojnë bisedimet.

Ideja është të rimendohet aktiviteti nga një këndvështrim ligjor dhe organizativ.

E para për të shmangur veprimet e organeve që mbikëqyrin futbollin dhe e dyta për ta bërë turneun më tërheqës për tifozët.

Për këtë arsye – siç thekson britanikja “Mirror” – tre ekipet “rebele” iu drejtuan edhe kompanisë së marrëdhënieve me publikun Flint.

Qëllimi ishte “pastrimi” i imazhit të tyre pas dështimit të projektit të parë.

Flint përpiloi një dokument prezantimi me titull: “Të hapim rrugën për Superligën; strategjitë për rindërtim, rifillim dhe triumf”.

Firma PR-it është gati të angazhohet në një fushatë të madhe që do të nënvizojë pozicionin monopol të UEFA-s, duke përshkruar planet për një Superligë si alternativa e vetme për të shpëtuar botën e futbollit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore