Përballje

Super Cikalleshi, shënon dy gola në fitoren e Konyaspor-it


Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka pasur një paraqitje fantastike në ndeshjen që ekipi i tij, Konyaspor, e fitoi me rezultat 2:3 në udhëtim te Kayserispor.

Në këtë ndeshje (e vlefshme e javës së 29-të në Superligën e Turqisë), Konyaspor-i ishte duke humbur me rezultat 2:0, në të cilën bomberi kuqezi rezultoi të jetë kryesori në marrjen e tre pikëve.

Në 14 minutat e para, Konyaspor u gjend në disavantazh prej dy golave nga Abdulkadir Parmak dhe Mario Gavranovic, kur para se të përfundonte pjesa e parë, braziliani Guilherme ngushtoi shifrat në 1:2.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, derisa në të dytën doli në skenë Sokol Cikalleshi.

Fillimisht 31 vjeçari barazoi shifrat në minutën e 52-të, më pas 10 minuta më vonë ai përmbysi gjithçka, me golin e realizuar që u asistua nga futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi.

Kujtojmë që Cikalleshi edhe Bytyqi luajtën për 90 minuta në këtë ndeshje, derisa minuta pati edhe për Endri Çekiçin, i cili erdhi nga stoli në minutën e 60-të.

Ndërkaq, ky ishte goli i nëntë në ligën e futbollit turk për Cikalleshin, i cili gjithashtu numëron edhe dy asistime.

Derisa, me këtë fitore, Konyaspor përforcon pozitën e dytë në tabelë me 55 pikë, vend ky që i siguron asaj pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore